U kafshua nga një gjarpër në gjumë, por më tej ushqeu me gji të bijën. Por përveçse vdiq vetë, gruaja helmoi pa dashje edhe vogëlushen e saj.
Një dramë e vërtetë e ndodhur në Indi, ku një grua 35-vjeçare, nuk e kuptoi se e kishte kafshuar gjarpri dhe kur u zgjua, i dha gji vajzës së saj 3 vjeçe.
Nënë e bijë u ndjenë keq, këtë të enjte, por gjetën vdekjen, rrugës për në spital, të helmuara nga helmi i gjarprit.
Inspektori i policisë, Vijay Singh, tha për mediat se familjarët gjetën një gjarpër në dhomën tjetër, por zvarraniku arriti të largohej, shkruan noa.al.
Në Indi janë rreth 300 lloje gjarpërinjsh, nga të cilët 60 janë vdekjeprurës.
Çdo vit, në këtë vend prej kafshimeve të gjarpërinjve vdesin 46 mijë persona./a.m.