Në sheshin ‘Skënderbej’ pak para nisjes së protestës së sotme të opozitës, është shfaqur statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.
Statujën e drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar qëndrimin e opozitës, se drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.
PD e cilëson, një simbol tjetër të shpërfytyrimit të drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.