Policia e Fierit zbulon 2 grupe që kryen vjedhje në disa zona të Fierit. Në lidhje me vjedhjet që kanë ndodhur gjatë natës, policia e Fierit ka hartuar një plan masash me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe kapjen e autorëve të dyshuar të këtyre vjedhjeve.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Lulzim Deda, 25 vjeç, banues në Levan (i dënuar më parë për vjedhje)
2.Daniel Hyka, 31 vjeç, banues në Levan, Fier.
3.Mihal Dhima, 60 vjeç, banues në Levan.
Shteasit L.Deda, D.Hyka dhe M.Dhima janë kapur në flagrancë në trasen e Bypass përballë fshatit Jarua duke shkatërruar dhe vjedhur pjesë të ndryshme nga mjetet e rënda të punës në Bypass_in Levan-Fier.
Në lidhje me këtë vepër penale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pjesë nga trupi i një mjeti pune të rëndë tip “Eskavator”, një vinxh tip “IFA” në pronësi të shtetasit Mihal Dhima dhe një mjet bujqësor traktor me goma ne pronësi të shtetasit Daniel Hyka mjete me të cilat autorët kryenin transportimin e materialeve që vidhnin.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
1.M.Ç, 16 vjeç
2.A.D,16 vjeç
3.M.Xh, 15 vjeç, të tre banues në Roskovec.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë natës u kapën në flagrancë duke vjedhur në stanin e shtetasit A.K, 52 vjeç, banues në Roskovec.
Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qytet për dokumentimin e të cilave po punohet.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, për tre të arrestuarit dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për tre shtetasit e mitur.