Pasditen e sotme,Kryeministri Rama e vazhdoi procesin e llogaridhënies me qytetarët e Kuçovës nga ku foli taksat e për punësimin.
Rama tha se është një deformim i madh që qeveria e drejtuar nga ai ka rritur taksat. “Deformimi i parë i madh. A janë rritur apo jo taksat nga qeveria jonë? Ne kemi ulur taksat masivisht për 97% të shqiptarëve që punojnë në shtet apo në privat dhe ky është fakt. Ne kemi ulur taksat për biznesin e vogël. Me paketën e re që do të hyjë në janar, fasha do të shtrihet në 140 milionë lekë të vjetra xhiro për çdo biznes. Është një ulje drastike e taksës nga ku përfitojnë të gjitha bizneset e vogla që u përfshinë në skemën e TVSH. Ne kemi bërë dhe shumë ulje të tjera taksash në shumë nënsektor të ndryshëm. Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Unë e kam përsëritur këtë dhe askush nuk e kundërshton këtë. Kemi rritur taksën mbi të pasurit dhe taksën e karburanteve. Ne kemi rritur taksën aty, për të mos rritur taksat për të tjerët, te individë që kanë nevojë për mbështetje”, tha Rama.
Sa i përket punësimit, Kryeministri tha nga Kuçova se deri tani këtë vit, nga zyrat e punës janë kanë gjetur punë gati 10 mijë persona. Rama tha se deri në fund të vitit, synimi është 25 mijë të punësuar nga zyrat e punës.
“Të gjithë zyrat e punës kanë realizuar objektivat këtu. Ne kemi prekur limitin e 10 mijë të punësuarve. Deri në fund të vitit kemi objektiv të punësojmë deri në 25 mijë persona nga zyrat e punës. Kemi dhjetëra mijëra të rinj që kanë marrë diploma të pavlera dhe nuk dinë të bëjnë asnjë punë. Nuk është faji i tyre, por faji i sistemit”, tha Rama.