Përplaset për vdekje shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika. Ai u përplas nga një makinë mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë, rreth orës 00:30
Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë kryeministrisë. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është goditur nga një makinë për vdekje.
Martin Nika 50 vjeç ka qenë më parë shef i shoqërimit të delegacioneve. Ai shoqëruar personalitete si Bush, Papa dhe zonjës Clinton gjatë vizitave në Shqipëri.
Aksidentin ndodhi pikërisht pranë Kryeministrisë, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, kur Nika u përplas nga një makinë “Volkswagen Passat” me targa AA 881 JL. Mjeti drejtohej nga 31-vjeçari Albert Memia nga Tropoja. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
/a.ç