Një ditë para protestës së opozitës, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka thirrur në zyrën e tij të gjithë aleatët. Basha po zhvillon një takim me aleatët e PD, ku të pranishëm janë dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili.
Këto janë lëvizjet e fundit të opozitës së bashkuar para protestës, ku krerët e dy partive kryesore opozitare, Basha dhe Kryemadhi, bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në aksionin e të shtunës.
Një ditë më parë në Kuvend, Basha dhe Kryemadhi paralajmëruar se do të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama në protestën e nesërme.
Protesta do të nisë nesër në 11:00, por nuk dihet sa do zgjasë, pasi në kërkesën drejtuar policisë, është kërkuar protestë pa afat.
Sot në mbremje policia pritet të kalojë në gatishmëri, ndërsa do njoftohet edhe bllokimi i disa rrugëve
a.ç