Një mjek në QSUT është proceduar penalisht, pasi pacienti që operoi pak ditë më parë ka nërruar jetë.
Më datë 24.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë QSUT-Tiranë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku i lartpërmendur, për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
javanews/a.ç