SHBA – Qe nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë, Emina Cunmulaj nuk i kurseu fotot dhe eksperiencën e saj si nënë në rrjetet sociale.
Emina Çunmulaj pas 9 muaj pritje është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë vogëlushen, të cilën e ka pagëzuar me emrin, Mia Soraya.
Lajmin e ka dhënë vet modelja shqiptare që jeton në SHBA më anë të një postimi në Instagram ku shkruante: “Kush e drejton botën? Femrat! Mirë së erdhe mes nesh vogëlushe, Mia Soraya Nazarian! Mami, babi dhe Ella Faria të duan shumë! (Bw)