Prej dy ditësh dy të rinj nga Korça kanë humbur gjurmët duke bërë që familjarët të shkojnë të kërkojnë ndihmë në polici.Mësohet se Arshin Pilinci 24-vjeç, është djali i ish- kryetarit të fshatit Podgorie, Arben Pilinci dhe Engjell Bezati 25-vjeç, tashmë janë shpallur të zhdukur.
Ata janë kushërinj me njëri – tjetrin, ndërsa familjarët janë shprehur në polici se nuk kanë asnjë dijeni se çfarë mund të ketë ndodhur me ta.
Familjarët dhe policia e Korçës bëjnë thirrje për ndihmë me qëllim që të bien pas gjurmëve të tyre.Në vitin 2016 Arben Pilinci u arrestua për drogë, ndërsa më herët ka qenë i burgosur për vrasje.
Çfarë ka ndodhur më 2016
Policia e Korçës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Shkëmbimi”, sekuestruan 14 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe ka vënë në pranga në flagrancë 3 shtetas.
Një ndër të arrestuarit ishe edhe ish-Kryeplaku i fshatit Podgorie, Arben Pilinçi, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Arben Pilinci është emër i njohur më parë për policinë. Një 10 janar të 2016 policia kuptoi se kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë, merrej me trafik droge, armësh dhe lëvizte me makina luksoze dhe e shpalli në kërkim.
Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e kryeplakut 44-vjeçar policia zbuloi lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze.
“Në kuadër të këtyre kontrolleve, në operacionin e koduar “Mali i thatë” policia arrestoi Orlind Pilincin me banim në fshatin Podgorie ndërsa shpalli në kërkim babain e tij Arben Pilinci, kryeplak të këtij fshati. 44-vjeçari rezulton se është me precedentë të mëparshëm penale për “vrasje me dashje” dhe armëmbajtje pa leje”, thuhej në komunikatën e policisë.
Sendet e sekuestruar në banesën e kryeplakut më 10 janar 2016
Në lokalin në pronësi të tyre në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva,
1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm,
8 fishekë luftarakë, të kalibrit 7.62 mm,
10 kapsolla detonatore,
4 thika,
1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA,
1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ,
6500 Euro, 200 000 lekë,
1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.