Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kukës, Qemal Elezi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.
Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj force politike, për newsbomb.al të cilat bëjnë të ditur, se tashmë në krye të LSI-së në Kukës është vendosur, Lavdosh Zeneli. Kreu i komanduar i kësaj partie, Lavdosh Zeneli, bën të ditur se ish-kryetari është dorëhequr nga ky post vetm pak ditë më parë.
Kjo lëvizje e ish-kryetarit, Qemal Elezi vjen pas largimit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Kukësit të disa prej eksponentëve të kësaj partie, drejt Partisë Socialiste.
Qemal Elezi prej vitesh e ka drejtuar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ku ka qenë edhe kandidat për deputet, raporton newsbomb.al.
Ndërsa kreu i ri i kësaj partie, i komanduar, Lavdosh Zeneli, vjen nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.
a.ç