Në Maqedoni ka nisur dënimi i ”peshqve të mëdhenj”. Një kërkesë e ndërkombëtarëve edhe për Shqipërinë, në kohën kur dy vendet presin hapjen e negociatave me BE
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burg nga Gjykata Penale e vendit fqinj. Ndërsa ish-ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik, Gjoko Popovski, është dënuar me 6 vjet gjysmë burg.
Ish-kryeministri Gruevski dhe vartësi i tij janë dënuar për rastin ‘Tank’, që ka të bëjë me marrjen e dhuratave luksoze. E akuzuar në këtë rast është edhe ish-ministrja Gordana Jankullovska.
Të gjithë këta persona akuzohen për blerjen luksoze të Mercedesit për llogari të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Blerja e kësaj makine luksoze i ka kushtuar buxhetit të shteti më shumë se një gjysmë milioni euro.
a.ç