Policia e SHtetit ka arrestuar një perosn nga Lazarati, pjesë e një grupi kriminal.
“Nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi shtetasit: Limos Selimi, 26 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër”, raporton policia.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin e ndalimit me shkresë 4153 datë 14.05.2018, për veprat penale ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Pare Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nent 298, 333/a dhe 334 të Kodit Penal./a.m.