Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, teksa në pranga një djalë i ri në Kurbin.
Policia e Lezhës bëri arrestimin në flagrancë të 19-vjeçarit Kristian Ndoci, banues në Kurbin.
Gjatë kontrollit fizik 19-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër doza lëndë narkotike kokainë, të cilat i mbante për ti shitur.
Dyshohet se Ndoci merrej prej kohësh me shpërndarjen e kokainës, dhe ishte vënë në shënjestrën e policisë prej kohësh deri sa ditën e djeshme u vendos të ndërhyhej për kontroll, ku dhe u zbulua kokaina.
Në ngarkim të tij hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./a.m.