Mërgim Mavraj drejt transferimit në Arabinë Saudite. Mërgim Mavraj është në negociata të avancuara me ekipin Al-Ettifaq dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.
Mavraj, 31-vjeçar, tek ekipi arab pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Hamburgun, e cila është e vlefshme deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Mavraj prej muajit mars nuk është pjesë e ekipit të parë të Hamburgut, pasi trajneri e ka vlerësuar të panevojshëm.
Nga ajo kohë ai ka stërvitur me ekipin e amatorëve, përgatiti ”Lajmi.net”. (b.an)