Arsene Wengeri ka bërë të ditur se gjatë karrierës tek Arsenali, kishte refuzuar oferta të Real Madridit. Francezi që u largua nga klubi anglez pas 22 vjetësh në krye të ekipit, ka thënë se disa herë kishte refuzuar Real Madridin.
“Kur ndërtuam [stadiumin] bankat kërkuan që të vazhdoja për pesë vjet. Herën e parë [kur Madridi u interesua] ishte brenda këtyre pesë vjetëve dhe mendova se nuk mund të largohesha dhe të tradhtoja klubin”, ka thënë Wengeri për beIN Sports.
“Real Madridin mendoj se e kam refuzuar dy-tri herë. Është njëri prej ekipeve që e doja sa isha fëmijë. E dija se ishte periudhë e ndjeshme për Arsenalin. Gjithmonë joshesh që të shkosh te Real Madridi sepse ma ofruan mundësinë që ta kontrolloj gjithë klubin”, përgatiti Koha. (b.an)