Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Tërmet Peçi.
Gjatë një takimi në Tepelenë, kreu i qeverisë deklaroi se Peçi me projektet e tij ka futur një rreze drite në Tepelenë
“Tërmeti me projektet e tij ka futur një rreze drite në qytet. E ftoj shokun Tërmet të mos kënaqet me projektet por të dalë në male, te gjenden shtëpi dhe të hapen bujtina. Më parë turistët nuk kalonin në Tepelenë“, deklaroi Rama
Gjatë fjalës së kryeministrit nuk munguan as batutat
“Suedezet që hutuan Tërmetin kur u shfaqen para Ali Pashës do të bëhen mijëra nëse do zhvillonim turizmin”, deklaroi Rama
Javanews.al/a.ç