Kreu i ALUIZN-it Artan Lame bëri disa njoftime të rëndësishme për qytetarët një ditë pasi qeveria miratoi 4 vendime që lidhen me pronat dhe legalizimin e banesave.
Në një konferencë për mediat, Lame bëri me dije se nesër do të publikohet lista me emrat e përfituesëve nga kalimi i pronësisë së parcelave.
Gjithashtu Lame njoftoi qytetarët se ditën e hënë duhet të paraqiten pranë drejtorive të ALUIZN-it për të përfunduar procesin e legalizimeve.
Më tej Lame bëri dhe një paralajmërim të fundit për gjithë ndërtuesit që kanë braktisur pa legalizuar pallatet që kanë ndërtuar, për të cilët tha se nëse nuk mbyllin detyrimet brenda një jave, atëherë do të përballen me një mase ekstreme.
“Në mbledhjen e djeshme të qeverisë të mbajtur në Gjirokastër u miratuan 4 vendime qeverie që evadojnë pjesën më të madhe të këtij stoku të mbartur.
Bëhet fjalë për kalimin e pronësisë për 361 mijë metër katrorë parcela në mbi 2 mijë familje të shpërndarë në të gjitha qarqet e vendit, nga Shkodra deri në Saranda.
Gjithashtu, njëri prej vendimeve të miratuara në mbledhjen e djeshme miratoi shpërblimin financiar në shumën prej 311 milion lekësh të reja për 1 968 pronarë dhe trashëgimtarë, trojet të e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.
Duke nisur nga nesër në faqen zyrtare të ALUIZN-it do gjeni listat e qytetarëve përfitues. Të gjitha familjet do presin prej një viti pronësinë e parcelës së tyre, do përfitojnë.
Duke nisur nga dita e hënë qytetarët duhet të paraqiten në drejtoritë për të përfunduar procesin e legalizimit.
Vjet në janar u miratua një vendim për formalizmin e ndërtimeve, ai për legalizimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesi.
Jemi ndeshur me pafundësi makinacionesh, ndaj ALUIZNI është duke planifikuar një masë ekstreme interesash për këtë ndërtuesit.
Iu bëj thirrje ndërtueseve apo subjekteve që kanë një javë kohë për t’ju përgjigjur thirrjes tone. Do publikojmë javën që vjen masën ekstremen në ndihmë të qytetarëve”, tha Lame.
VENDIMII I QEVERISË
KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN PREJ TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave./a.m.