Diaspora mund të japë shumë kontribute për Kosovën, përtej ndihmës financiare. Kështu thonë Shpresa Loshaj, këshilltare në qeverinë e Kanadasë, dhe Besnik Miftaraj, konsull i Kosovës në Shtutgart.
Sipas tyre, Kosova duhet t’u ofrojë më shumë hapësirë për ndihma të ndryshme ekspertëve të shumtë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
“Ne jemi diasporë, por ne jemi Kosovë. Mua më mungon të jetoj si kosovare, si qytetare aktive në Kosovë. Unë punoj si këshilltare politike dhe me gjithë qejf kisha dashtë të bashkëpunoj me zyrat në Kosovë, ndonjë ndihmë teknike, përpilim të strategjive e rregullore.
Janë 150 ekspertë që kanë ardhur dhe të gjithë të gatshëm të ndihmojnë vendin”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së duke komentuar konferencën katërditore “Diaspora Flet” të organizuar nga Kuvendi në bashkëpunim me organizatën “Germin”. (b.an)