Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas përleshjes mes disa të rinjve në Itali. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Genova të Italisë, pasditen e djeshme.
Kanë qenë disa kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë të rinjtë duke u përleshur në rrugë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, por ata u larguan sapo dëgjuan sirenat e policisë.
Nga raportimet e mediave italiane që kanë bërë për ngjarjen mësohet se kanë qenë 5 të rinj që janë përleshur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, një i mitur shqiptar mbeti i plagosur, i cili u dërgua në spital. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen./a.m.