Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe në vijim të zbatimit të planit të masave maj 2018 “Për ushtrimin e kontrolleve ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk respektojnë mënyrën e përdorimit të automjetit, nisur edhe nga shqetësimet e drejtuesve të automjeteve të licencuara, pasi shumë drejtues mjetesh kanë ndryshuar mënyrën e përdorimit të mjetit, Policia Rrugore e Elbasanit hartoi një plan masash në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.
Ky plan masash ka pasur për qëllim parandalimin e destinacionit të përdorimit vetjak në shërbim publik, në parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe në rritjen e sigurisë në rrugët kombëtare dhe qendrat e banuara për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Kontrolli është shtrirë në të gjitha akset rrugore kryesore ndërqytetëse dhe rrugët rurale të Elbasanit, ku në përfundim të zbatimit të planit të masave rezultoi se nga Seksioni i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Hetimin Tatimor janë kontrolluar 230 automjete të shërbimit të transportit publik për biletat e udhëtimit, licencimin e automjeteve për kryerjen e këtij shërbimi.
Po kështu janë ndëshkuar 35 automjete me masa plotësuese për shkelje të ndryshme. Masat janë marrë ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nga përdorim vetjak të mjetit i përdorin për shërbim të transportit publik në kundërshtim me ligjin.