Tiranë- “Po vlerësojmë gjendjen e të gjithe femijëve në institucione, edukatoret do të testohen dhe standartet e qendrave të përkujdesit social do të rishikohen, në mënyre që të parandalojmë çdo fenomen abuziv dhe të garantojmë trajtimin maksimal, në interesin më të lartë të fëmijëve”.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Shtëpinë e Foshnjes në Tiranë, në ditën ndërkombëtare të jetimëve.
Duke u ndalur te rëndësia e standarteve të qendrave të perkujdesit, Ministrja Manastirliu tha se do të nisë një program kombetar per transformimin e qendrave të përkujdesit.
“Do të ndermarim nje vleresim ne nivel kombetar te cdo femije ne institucionet e perkujdesit, qofshin keto qendrore apo lokale.
Per ne ka rendesi qe cdo femije te trajtohet me kujdes maksimal nga punonjesit e perkujdesit social nga veriu ne jug te vendit. Per këtë arsye po rishikojmë standartet e qendrave të përkujdesit”, tha Manastirliu.
Gjatë vizitës në Shtëpinë e Foshnjës, Ministrja u takua më një grup prindërish që janë në procedurë birësimi të fëmijëve të kësaj qendre.
“Sigurisht standartet në çdo institucion të përkujdesit janë të rëndësishme por politikat tona janë rë orientuara deinstitucionalizimi, me synim që çdo fëmijë të ketë një familje. Ndaj po punojmë për të fuqizuar familjet në mënyrë fëmijët të kenë mundësi te kthehen në familjen biologjike, për të nxitur dhe mbështetur familjet kujdestare dhe për të lehtësuar procedurat e biresimit”, tha Manastirliu.
Në institucionet e përkujdesit social në të gjithë vendin trajtohen 199 fëmijë, ndërsa gjatë vitit te fundit janë kthyer në familje biologjike 32 fëmijë dhe janë birësuar 18 fëmijë.
a.ç