Disa kombinime të shenjave të horoskopit janë ideale për miqësi, disa megjithatë për dashuri, ndërkaq të tjerat janë partnerë afaristë idealë dhe bashkë do të fitojnë një mal me para.
Mirëpo disa thjesht nuk mund ta durojnë njeri-tjetrin – do të jetë më mirë të mos jenë bashkë në çift- sepse do të ketë plot tensione, grindje, lot…
Shigjetari dhe Demi
Demat thjesht nuk mund t’i plotësojnë pritjet e mëdha të një Shigjetari. Ndërsa Demi i qetë dëshiron lidhjen ta bëjë më të qetë dhe “më të rehatshme”, Shigjetari është vazhdimisht në kërkim të aventurave dhe ndryshimeve.
Është pak e besueshme që këto dy shenja të horoskopit të jenë të lumtur bashkë fatkeqësisht, shumë shpejt do të fillojnë ta pengojnë njëri-tjetrin.
Virgjëresha dhe Peshorja
Ndërmjet Virgjëreshës dhe Peshores kurrë nuk do të shkëlqejë raporti, ashtu siç do të duhej.
Mendimet dhe parimet e tyre janë tërësisht të kundërta. Për këtë shkak grinden si asnjë kombinim tjetër i shenjave të horoskopit.
Gaforrja dhe Ujori
Teorikisht, këto dy shenja të horoskopit do të mund të jenë çift i mirë dashuror, sepse të dy janë qenie shumë të ndjeshme.
Ujori e do shumë lirinë dhe ndihet i penguar nga Gaforrja- e cila vazhdimisht kërkon dashuri dhe kujdes.
a.ç