Ai është cilësuar si portieri më i mirë i historisë. Bëhet fjalë për Gianluiggi Buffon të cilin Juventusi e pati një siguri në portë për 17 vite me radhë.
Tashmë ka ardhur momenti që palët të ndahen. Buffon në moshën 40-vjeçare është në fund të karrierës.
Edhe pse, disa oferta interesante siç tha ai po e bëjnë ta mendojë edhe njëherë mbylljen e karrierës.
Sot ai luajti ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Veronas. Në minutën e 62-të ai u zëvendësua nga trajneri. Në ato momente, i gjithë stadiumi nisi të duartrokasë. Qindra tifozë u panë të përlotur.
Lotët nuk mund t’i mbante dot as legjenda e Juventusit. Ai u përfaqua me radhë me shokët e ekipit e më pas iu drejtua shkallëve të stadiumit te tifozët./a.m.
62′ ⏲ Allianz Stadium says goodbye to an all-time great, @GianluigiBuffon. 🙌🙌🙌 #UN1CO 🏳🏴 #FINOALLAFINE pic.twitter.com/JTnLeVkNBk
— JuventusFC (@juventusfcen) May 19, 2018