Një grindje mes një 31-vjeçari dhe tre personave ishte shkak i të shtënave me armë në Vlorë një dite më parë.
Policia ka konfirmuar se autori, Besmir Gjela, kishte debatuar me tre persona për motive të dobëta dhe pas grindjes është larguar nga pika e basteve.
Pak minuta më vonë, ai është rikthyer me një motor të cilin e parkoi jashtë lokalit dhe më pas është futur brenda për të qëlluar drejt tavolinës, ku ishte ulur më herët raporton Abc.
Arma është shkrepur vetëm një herë, pa lënduar njeri. 31-vjeçari Besmir Gjela ende nuk bërë deklaratën e tij për ngjarjen në Policinë e Vlorës./a.m.