Policia ka shpëtuar njërin prej turistëve që u rrëzuan nga lartësia në Shpellën e Pëllumbasit.
Rreth orës 15:15 u njoftua se me ndërhyrjen e forcave të policise dhe atyre zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e njërit prej turistëve, i cili ishte bllokuar në kanion.
Mësohet se shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxorr nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Nga rrëzimi ka pësuar dëmtime të lehta, dhe menjëherë është dërguar për kontroll në spital.
Ndërkaq vijojnë kërkimet për turistin e dytë, shtetasin me inicialet Xh.S, i cili dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit./a.m.