“I lindur për të vrarë”, ky është slogani i një T-shirti që kishte shpërndarë në rrjetet socialet vrasësi i masakrës së Teksasit. Dimitris Pagourtzis, 17 vjeç ekzekutoi 10 persona dhe plagosi 9 të tjerë në shkollën e mesme “Santa Fe” në Teksas.
Ngjarja e cila shokoi mbarë botën ndodhi ditën e premte teksa nxënësit ishin në mësim. 9 prej viktimave janë studentë, ndërsa tjetri është një mësues.
Adoleshenti Pagourtzis ishte nxënës i shkollës ku kreu aktin e tmerrshëm. Sipas mediave mësohet se i riu kishte shumë kohë më parë që e kishte planifikuar sulmin e tmerrshëm.
Babai i tij, Anthony Pagourtzis ka një dyqan makinash si dhe një tjetër për riparimin e anijeve motorike dhe jahteve. Anthony, kurrë nuk kishte menduar se djali i tij do merrte armën e gjahut dhe do të asgjësonte shokët e klasës dhe mësuesin.
Nëna e tij Rosemary punon në një spital në Teksas dhe sapo mori vesh lajmin u shokua. Ajo u dashurua me Anthony Pagourtzi në vitin 2000 dhe një vit më vonë lindi frytin e dashurisë së tyre, Dimitris.
Lajmi i krimit të tmerrshme nga ana e Dimitri ka tronditur jo vetëm komunitetin e emigrantëve, por dhe të afërmit e tyre që janë në Greqi, shkruan “Protothema”. Disa gjetën guximin për të folur, edhe pse informacioni që ata kishin nuk ishte i mjaftueshëm.
“Është shume e tmerrshme ajo që dëgjuam dhe mësuam nga mediat. Edhe pse nuk kemi ende një informacion të saktë. Ne të gjithë jemi të trishtuar për njerëzit që humbën jetën”, janë shprehur të afërmit.
Pagurtzis u arrestua menjëherë pas masakrës dhe është marrë në pyetje. Zyrtarët e policisë sqaruan se vrasësi përdori një armë gjahu, përgatiti Tema.