Forca e Ligjit do të jetë e ashpër pas datës 1 qershor për çdo subjekt që derdh ujërat e zeza në det. Deklarata u bë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë inspektimit që bëri në një nga resortet që ka instaluar impiantin e depërimit në Tale të Lezhës.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit apeloi serish që bizneset të vendosin impiantet e depërimit të ujërave të zeza duke shtuar se ka zgjidhje dhe teknika bashkëkohore që mund të përdoren nga bizneset në varësi të kapacitetit të aktiviteteve që ushtrojnë.
Impianti i depërimit të ujërave i vendosur në resort është me një kapacitet trajtimi për 2 mijë persona dhe siguron ujëra të trajtuar edhe për vetë kompaninë.
Kjo e fundit synon të vendosë edhe një tjetër impiant për trajtimin e mbetjeve që do t’i shërbejë jo vetëm kompanisë por edhe komunitetit të zonës. (Balkanweb)