Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur që këtë herë të marrë me të mira kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kjo e fundit ndodhet në Sochi për një vizitë zyrtare. Putin e ka pritur Merkel te shkallët e rezidencës me një buqetë me trëndafila rozë dhe të bardhë. Vetë kancelarja u shfaq e surprizuar nga një veprim i tillë.
Kjo është vizita e parë e Merkel në Rusi, pas asaj të vitit 2014-të, kur Putin i futi në sallë një qen të madh, ndërkohë që njihet frika e kancelares për qentë.
Gjermania dhe Rusia po shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve pas krizës në Ukrainë dhe për këtë ka ndikuar gazsjellësi me çmim marramendës, NordStream II, që pritet ta kthejë shtetin e Merkelit në magazinën më të madhe të gazit rus në Evropë. (Albeu)