A mendoni se kjo foto është montazh? Aspak! Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun.
I njohur për ‘bëmat’ e tij herë me daulle rrugëve e herë duke goditur arbitrat në stadium, Mziu këtë herë vjen me një foto nga punimet e Bashkisë.
Duket aq i ekzaltuar që po shtrohet një rrugë, saqë i ka ngritur dy gishtat lart përpara se të mbarojë shtrimi.
Duke qëndruar mbi një makineri që derdh ziftin, Xhelal Mziu ka pozuar me kostum dhe kravatë në mës te vapës dhe të nxehtit.
Nuk dihet cila rrugë po shtrohet në Kamëz, “Silvester Stalone”, “Berluskoni” apo rruga “Fanta Ekzotik”… Gjithësesi foto qarkullon në Facebook prej pak orësh! /JavaNews