Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur sot në Pogradec.
Burimet e policisë bëjnë me dije në një informacion paraprak se në fshatin Çërravë-Pogradec, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çërravë, këmbësor në rrugë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
a.ç