Habit analisti afër PD dhe këshilltar i Bashës, teksa i bën një përshkrim “rozë” zyrtarit demokrat, njëherësh dhe ish ministër teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.
Teksa ka komentuar debatin e mbrëmshëm mes Gazmend Bardhit dhe analistit Mustafa Nano, këshilltari i Bashës në PD, Edi Lesi e ka përshkruar Bardhin si një djalë të hijshëm dhe me sqimë.
Ai ka sulmuar Mustafa Nanon, pasi sipas tij shpërtheu ndaj Bardhit me fjalor lacash, pasi Bardhi u kishte prishur rehatin bosëve të debatit.
Ja çfarë shkruan këshilltari i Bashës:
Pse solli kaq shume trazim ne Opinion, Gaz Bardhi:
Ditet e fundit, nje djale i ri, i hijshem me sqime, po dhe me syze ka qene ne krye te nje fushate denoncimesh te Partise Demokratike.
Gazment Bardhi eshte kthyer ne nje fenomen, vecanerisht per saktesine e paraqitjes dhe interpretimit te fakteve ligjore dhe juridike.
Kjo duket qarte nga reagimi i publikut, qe e ka pritur mire daljen e ketij politikani te ri, ne nje ambjent te ndenjur analistesh, ku nje pjese e mire e tyre dredhin tespiet, dhe mendojne se nuk ka nevoje te lexojne, te kerkojne, e sidomos te hetojne rreth te vertetes, pasi sipas tyre, mjafton qe ata jane ata qe jane.
Pra, eshte boll te jesh muchi, lenchi, ske pse i hap zallave krese per te ditur gjerat. Statusi qe kane fituar si VIP-a, ua justifikon menjelehtesine dhe nganjehere ata kujtojne se jane aq gjeni, sa u lejohen dhe budallalleqet, apo fyerjet.
Me kete lloj bullizmi te denueshem, keta analiste marrin para kedo qe eshte i huaj, i ri ne ambjentin e tyre. Keshtu bene mbreme edhe me Bardhin. Por, me nje nderkryerje te pazakonte, se keta medemek jane aq te stervitur, pasi dalja ne tv eshte nje nga vaktet e dites se tyre, sa duhet ta kontrollojne nervozizmin, ta terheqin e leshojne sipas kurbes qe u intereson.
Por nja 12 ore me pare, ata u cmeriten, u leshuan fare, dolen nga fiaskoja ne nje fare feje sa as vete nuk po mblidhnin dot copat e terbimit.
Pse?
Bardhi e ka shkundur rehatine e boseve te debatit, me standardin qe perfaqeson. Me saktesine e argumentit, dhe me faktet qe sjell. Faktet, po faktet. Keto prishin pune, demtojne rendin, menyren e tyre te jeteses ne nje hapesire ku zakonisht tirren llafe pa fund.
Bardhi, ka prishur rehatine e boseve te debatit se ai nuk ka asnje kompleks ne ato qe thote, beson ne to, dhe nuk eshte aspak i detyruar te qendroje ne ato teza. Ai mbron zgjedhjen qe ka bere. Ketu eshte superioriteti natyral, mbi dike qe merr te shkruara disa talking points, dhe shfaqet ne anen e keqe te historise.
Me rastin e Bardhit, terbimi i analisteve te ndenjur, vjen vecanerisht nga ajo se, nuk gjeten nje vjege ku ta godasin personalisht, megjithe hetimet qe kane bere. Nuk kane ku e kapin.
Kjo eshte nje diference e madhe, ne nje ambjent sedentar mendimtaresh ku pasanike te medhenj shume, shpesh dhe miliardere, te gjithe te dyshimte, flasin per parime, per drejtesi, flasin madje dhe ne emer te popullit.