LSI është distancuar nga PD-ja, për rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt.
Luan Rama ka pranuar se video-përgjimi është një aksion i PD-së dhe se LSI nuk është e bindur, nëse video-përgjimi është i vërtetë apo një sajesë e PD-së.
“Përgjimi është aksion i PD-së. Po, është një aksion i Partisë Demokratike. Çështja është se ky aksion i PD, është një sajesë, apo jo?
Si ngjarje kjo nuk është e re për median dhe publikun, unë kam qenë ministër i Mbrojtjes në atë kohë kur ka dal ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorëheqjen te Majko.
Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkretë pastaj janë dokumentet e vendimit në Itali.
Këtu bëhet fjalë për emra konkretë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dalë.
Duhet të ndërhyjë Prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni, duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn.
D.m.th Prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj”, tha Luan Rama në emisionin ” Të Paekspozuarit”.