West Ham United pritet që të tentojë të nënshkruajë me trajnerin e Newcastle United, Rafael Benitezin, sipas raportimeve nga Sky Sports News.
Benitez ka impresionuar me Newcastle United këtë stinor, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë në ligë, pavarësisht një buxheti të kufizuar në transferime.
David Moyes nuk do të kthehet stinorin e ardhshëm për Çekanët, andaj ata po shpresojnë që ta marrin spanjollin në radhët e veta.
Për më tepër, ish-trajnerit të Real Madridit, Interit dhe Liverpoolit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë me Newcastle, përgatiti Blic. (b.an)