Shkëndija fiton bindshëm derbin e Tetovës dhe përgatit festën e titullit kampion për sfidën e fundjavës ndaj Pelisterit.
Kuqezinjtë edhe pse e kanë fituar matematikisht titullin përpara disa javësh regjistruan fitoren e 4-t radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 88 pikëve, teksa kryeson me një diferencë të frikshme prej 32 pikësh avantazh ndaj rivalëve të Vardarit të Shkupit.
Një humbje që nuk djeg as në shtëpinë e Renovës sepse skuadra tjetër shqiptare siguroi matematikisht një javë përpara fundit të sezonit mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas.
Golat për Shkëndijën u realizuan nga Besart Ibraimi dhe braziliani Stenio Junior në pjesën e parë.
Me dygolëshin e shënuar ndaj Renovës, Ibraimi u ngjit në kuotën e 23 finalizimeve, 3 më shumë se shoku i skuadrës Ferhan Hasani me ish bomberin e Schalke 04 që është shumë pranë fitimit të Këpucës së Artë në Maqedoni, përgatiti Express. (b.an)