Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prej ditësh është vënë në qendër të sulmeve të opozitës.
Ai akuzohet se ka marrë në mbrojtje vëllain e tij Agron Xhafaj i cili është i dënuar nga Italia për trafik droge.
Sipas opozitës Xhafaj nuk ka lejuar arrestimin e vëllait nga policia. Ndërkohë opozita publikoi edhe një audio-përgjim në të cilin sipas saj dëgjohet vëllai i Xhafajt duke bërë pazare droge.
Pas këtyre akuzave pritet të reagojë ministri Xhafaj. Ai ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 18:30 në Ministrinë e Brendshme.
Më herët gjatë ditës kryeministri Rama deklaroi se sipas informacioneve ai material nuk është autentik./a.m.