Sportistët shqiptarë po shkëlqejnë në disiplinat e forcës. Ekipi kombëtar ka arritur rezultate mjaft të mira në Kampionatin Ballkanik të Ndeshjeve të Lira, një kategori kjo e “Kick Box-it”.
Në eventin e mbajtur në Serres të Greqisë në datat 12 dhe 13 Maj, kombëtarja shqiptare u rendit e dyta, duke fituar 10 medalje në total.
Por ajo që shkëlqeu më shumë në këtë event ishte sportistja Anxhela Aliaj, e cila u shpall kampione e Ballkanit në kategorinë 66 kilogramë. Ky është titulli i dytë radhazi që siguron për Shqipërinë sportistja e re.
Triumfi i saj merr edhe më shumë vlerë pasi ajo mundi në finale sportisten greke Tsobani Anna, e cila është kampione bote në këtë nivel të “Kick Box-it”.
Sportistja Aliaj u shpreh mjaft entuziaste për triumfin dhe premtoi të tjerë tituj të rëndësishëm për vendin e saj./a.m.