Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, iu ka shprehur mirënjohjen deputetëve socialistë për mbështetjen pas akuzave të PD të bëra për vëllain e tij
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ju jam mirënjohës” , ka thënë Xhafaj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS pas largimit të medieve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, nuk është provë kompromentuese për vëllain e tij, pasi pergjimi se nuk është autentik por një mashtrim.
Më tej shefi i qeverisë deklaroi se Xhafaj do të qëndrojë në detyrë dhe se nuk ka asnjë përgjegjesi morale dhe as ligjore në lidhjet me akuzat e PD. /tema