“Jemi 2.8 milionë banorë, sipas censusit të fundit të bërë në 2012, 450 mijë shqiptarë kanë ikur në 5 vitet e fundit”, kështu deklaroi nga emisioni “ Opinion”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Duke u nisur nga kjo deklaratë, “Faktoje”, bëri verifikimet dhe rezulton se sipas Insitutit të Statistikave ( INSTAT), numri i shqiptarëve të larguar nga Shqipëria nga viti 2012 deri në vitin 2017 është 209 mijë njerëz.
Për të qënë të saktë, censusi i fundit është bërë në vitin 2011, dhe jo në vitin 2012 siç deklaron Kryemadhi.
Si rrjedhojë, duke iu referuar shifrave të mësipërme, deklarata e Kryemadhit rezulton të jetë gënjeshtër. /TemA/b.d