VLORE-Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri rreth orës 11:45 minuta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ në një lokal.
I plagosuri është Eraldo Lazaj rreth 30-vjeç, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihen motivet.
Sipas të dhënave të para nga Vlorë, mësohet se autori është afruar duke e qëlluar direkt Lazajn.
Në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
a.ç