Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, pas akuzave të kësaj të fundit lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm.
Rama thotë se qoftja e Saliut, Luli dhe llokumi i Monës, Vasili duhet të hështin.
“Për ne dhe për mua askush nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen edhe për vëllain e ministrit të brendshëm, i cili ka marrë vendim për të shkuar për të vuajtur dënimin në Itali. Bëhet akuzë për dikë jo dosido, por për vëllain e ministrit të brendshëm. Nuk ka asnjë fije dyshimi që lidh vepren penale të njërit vëlla me punën e vëllait tjetër. Lidhur me nenin e ekstradimit nuk kam çfarë shtoj sepse e ka sqaruar BE. Qoftja e Saliut, Luli dhe llokumi i Monës, Vasili duhet të hështin“, deklaroi Rama
Javanews.al/a.ç