Kryeministri Edi Rama ka folur mbi takimin e zhvilluar ditën e djeshme me presidentin francez Emanuel Macron ku tregon optimizmin pas diskutimit.
Shefi i qeverisë shprehet se gjeti konsensus me kreun e shtetit francez ku thotë se pati një bisedë shterruese me të.
“Kam dëgjuar të më thonë, mos lësho Fatmirin siç lëshove Tahirin, për të mbajtur karrigen time. U thëm të gjithëve se unë mendoj shumë më ndryshe nga ju edhe pse e respektoj shqetësimin e tyre, që lidhet me bindjes së drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmeve tona, ndërkohë që ujqërit ulërasin duke kërkuar koka ndër ne. Por, ne nuk jemi ata dhe as si ata, dhe as nuk do të bëhemi si ata. Nuk kemi rënë nga qielli as ne. Nuk jemi as të pagabueshëm, as të pakritikueshëm. Por ndryshe nga ata, ne marrim përgjegjësi për vendin dhe marrim përgjegjësi për veten” – tha Rama/