Gianluigi Donnarumma mund të transferohet në Paris Saint-Germain, kurse sulmuesi i parisienëve Edinson Cavani mund t’i bashkohet Rossonerëve, sipas Mediaset Premium.
Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli komentoi disa herë gjatë ditëve të fundit se drejtusit do të shqyrtojnë ndonjë ofertë të kënaqshme për Donnarumman, shkruan GazetaBlic.
Raporti i Donnarummas me tifozët është përsëri i tensionuar pas gabimeve të 19 vjeçarit në finale të Kupës së Italisë me Juventusin dhe në barazimin 1-1 me Atalantën.
Donnarumma u përpoq t’i dhuronte fanellën e tij ultrasëve pas barazimit me Atalantan, mirëpo ultrasit e refuzuan atë.PSG është interesuar vazhdimisht për shërbimet e talentit të Milan tani është raportuar se Cavani mund të përfshihet si pjesë e marrëveshjes.
Nëse kjo ndodh, atëherë ky të ishte një rikthim i uruguajanit në Serie A, pasi sulmuesi 31 vjeçar luajti për Palermon dhe Napoli deri në transferimin e tij për 64.5 milionë eurosh në Paris në verën e vitit 2013.
Këtë sezon, Cavani ka shënuar 40 gola dhe ka bërë 12 asistime në 48 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.
Mirëpo ai gjithashtu ka pasur disa mosmarrëveshje me sulmuesin tjetër të PSG, Neymar dhe kjo mund ta shtyejë lojtarin drejtë largimit nga Franca, përgatiti ”GazetaBlic”. (b.an)