Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje do të paraprihet nga një drekë jozyrtare pune. Ftesa u është bere pjesëmarrësve përmes një letre nga Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.
Përgjatë dy ditëve, fokusi do të vihet mbi zhvillimet e fundit botërore, në veçanti pas njoftimeve të Presidentit Trump mbi Iranin dhe tregtinë, si dhe ngjarjet më të fundit dramatike në Gaza shkruan BW.
Sa i përket vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit, do t’i kërkohet tre udhëheqësve që janë nënshkrues të marrëveshjes, që është Kryeministrja May, Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, për të paraqitur vlerësimin e tyre për situatën pas tërheqjes së SHBA. Në ditën e dytë të samitit do të ketë takime me partnerët e Ballkanit Perëndimor për herë të parë në 15 vjet.
I pranishëm do të jetë atje edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana e tij, Tusk shprehet në letër se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një angazhim i vendosur në të dy anët. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE. Dhe qëllimi i takimit tonë është ta provojmë.- shprehet Tusk.