Veprimi në kohë i policisë së Elbasanit ka parandaluar një vrasje.
38-vjeçari Romeo Sejdini kishte marrë pistoletën dhe ishte nisur drejt ish-gruas së tij, me qëllim për të vrarë.
38-vjeçari prej një viti ishte ndarë me gruan e tij, ndërsa këtë fakt nuk e kishte pranuar, ku i kishte kërkuar disa herë që të ktheheshin bashkë.
E po kaq herë kanë qenë refuzimet e saj, dhe për këtë ai nuk ka duruar më, ku ka marrë pistoletën dhe ka shkuar drejt banesës për ta vrarë.
Por fatmirësisht, policia ishte vënë në dijeni për lëvizjet që po kryente 38-vjeçari, ku më pas është bërë arrestimi i tij në fshatin Gjergjen.
Atij i është sekuestruar edhe armë tip ‘TT’, ku përveç së vrasjes në tentativë, ai do të përballet edhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje./a.m.