Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet në sulmet e tij ndaj qeverisë përmes rrjetit social të Facebook. Këtë radhë Berisha ka zgjedhur të ironizojë kandidatin e mazhorancës për Tiranën, Erion Veliajn.
Duke marrë të mirëqenë sipas tij faktin se Veliaj është më pak i pëlqyeri nga publiku lidhur me kandidaturën e tij për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se Rama po përpiqet të klonojë Majkon tek Veliaj. Sipas Berishës, Rama kërkon të transferojë kreditet e pëlqyeshmërisë së Majkos te Veliaj duke e quajtur këtë si “klonimi i Veliajt me Majkon”.
Ja statusi i plotë i Berishës në Facebook:
Klonimi i Veliajt me Majkon, mision qesharak dhe i pamundur i Rames!
Te dashur miq, ne jete dhe ne shkence jane te njohur traverstitet, dmth shnderrimi i gruas ne burre dhe burrit ne grua. Ne mitologji kjo realizohet duke kapercyer ylberin, ne shkence me nderhyrje kirurgjikale por perdoren dhe hormone qe te trashin ose hollojne sipas rastit zerin.
Edi Rama eshte ne hall te madh! Erion Veliaj i del ne te gjitha studimet i papelqyeshem nga publiku, nuk i duhet transvestimi Erionit ne Ermonel apo Ermelinde por shnderrimii i tij ne Pandeli Majko, i cili del 5 here me i pelqyer ne publik se “Mr Fallci” i Rames. Ndaj dhe Rama ka filluar nje proces, te cilin nje mik i imi gazetar e quajti klonimi elektoral i Veliajt me Majkon, duke besuar se ne kete menyre ai do mund te transferoje kreditet e pelqyeshmerise se Majkos te Erioni.
Deri tani procesi eshte vetem qesharak dhe duket mision i pamundur. Ne seancen e pare publike, Majko i kujtoi shitesit te fiqve te Pazarit te Ri se te rinjte po i kendojne kengen: “une kam nje fik tek shtepia, dua te behem Erion Velia”. Kurse ne seancen e djeshme Majko ja ktheu fjalen Rames, i cili u perpoq me shaka ta paraqesi Veliajn si ilegalin qe legalizoi Majko. Ky i fundit nuk mohoi qe Veliaj eshte nje ilegal per PS por qe ai, Majko, i ka legalizuar atij thjesht katin e pare por jo te dytin, pra jo minister te mireqenies personale dhe kandidat per kryetar bashkie. Katin e dyte, deklaroi Majko, duke i ngecur Rames ne fyt fjalen, e ka legalizuar vet Rama.
Te presim se cfare do degjojme nga seancat e tjera sepse keto ishin vetem dy seancat e para!!
Redaksia Online
(JavaNews.al)