Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur një ditë më parë në periferi të Tiranës.
Sipas Policisë, në rrugën dytësore të fshatit Mihajas, H.K., 52 vjeç banues në Paskuqan, duke drejtuar mjetin motokarro tip ‘Shifeng’, ka humbur kontrollin për pasojë ka dalë nga rruga, ka rënë rreth 70 metra në humnerë duke gjetur vdekjen. Në mjet ishte pasagjer edhe F.L., i cili është plagosur dhe ndodhet në spital.
Policia nisi një hetim për veprën penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor./a.m.