Kur të gjithë shokët e shoqet fejohen e martohen në vitet e tyre të 20’ta, është lehtësuese për ju ta kuptoni se dashura e vërtetë mund të gjendet edhe në mesin e viteve të 30’ta.
Sipas një profesori, personat që martohen mbi 30 vjec janë më të prirur të shkurorëzohen sesa çiftet që martohen më herët, transmeton Telegrafi.
Nicholas Wolfinger, profesor i studimeve familjare dhe sociolog në Universitetin e Utah, ka kryer hulumtime duke u përpjekur ta zbulojë lidhjen mes moshës, martesës dhe divorcit.
Pas eksperimenteve dhe analizave të shumta, profesori ka konstatuar se personat që martohen mes moshës 28 dhe 32 vjet e kanë rrezikun më të ulët për të shkurorëzuar.
Por, ata të cilët martohen në vitet e mesme të 30’tave apo afër moshës 40 vjeçare janë shumë më të rrezikuar të shkurorëzohen. /b.d