Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim për tentative vjedhje u arrestua nga policia në Kuçovë.
Elvis Doda, 20 vjeç, banues në lagjen 17, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhje) u vu në pranga pasi me 25 prill të këtij viti në bashkëpunim me shtetasit L.G, S.B dhe B.O, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B në fshatin Havaleas.
Gjithashtu ata dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018, në lokalin e shtetasit A.Sh, në fshatin Perondi, Kuçovë ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”. /b.d