Shefi i MI5 po paralajmëron se i ashtuquajturi shteti islamik aspiron të kryejë sulme shkatërrimtare dhe më shumë komplekse në Evropë, pasi humbi territor në lindjen e mesme.
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit britanik, Andrew Parker, do ta përforcojë madje paralajmërimin e tij në një takim të shefave të sigurisë që do të mbahet në Berlin. Ai ka bërë të ditur ndërkohë se 12 sulme terroriste janë ndaluar në Britaninë e Madhe që pas atij në Westminster në 2017.
Dhe paralajmërimi i Parker vjen pasi një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga një person në Paris, të shtunën. Sulmi u mor përsipër nga shteti islamik. Në dhjetor të vitit të kaluar, Parker kishte raportuar se nëntë sulme terroriste ishin parandaluar nga shërbimet e sigurisë dhe policia gjatë 2017. Ndërsa shifra e rishikuar e të hënës e çon numrin e sulmeve të mbetura në tentativë në Britaninë e Madhe në 25 që nga viti 2013.
Shefi i shërbimit të sigurisë thotë se ai beson tek aftësitë e vendeve për ti luftuar këto kërcënime sepse fuqia e sistemeve tona demokratike, rezistenca e shoqërive dhe vlerave që ne ndajmë me partnerët tanë evropianë, është e pathyeshme. Ai do të nënvizojë se agjencitë evropiane të zbulimit duhet të bazohen më shumë se kurrë tek ndarja e informacioneve dhe bashkëpunimi.
Parker po ashtu pritet të akuzojë në Berlin edhe Kremlinin për shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury, në Mars.
a.ç