Për të gjithë ju, që keni vendosur të dilni shëtitje, mos ngurroni, por merrni edhe çadrën me vetë, pasi përveç kthjellimeve dhe vranësirave, moti për ditën e sotme pritet të ketë edhe reshje shiu.
Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, zonat Qendrore dhe Veriore, do të përfshihen nga reshje shiu të herëpashershme dhe shtrëngata.
Temperaturat do të shkojnë nga 11 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore, deri në 25 gradë, në vlerat e tyre maksimale, në zonat bregdetare.
a.ç